Miley Cyrus vjen në Prishtinë për SunnyHill
Këngëtarja e muzikës pop, Miley Cyrus, do të jetë pjesë e festivalit SunnyHill në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar themeluesja e këtij festivali këngëtarja Dua Lipa.
Edhe në faqen zyrtare të festivalit SunnyHill është konfirmuar pjesëmarrja e Cyrus.
Festivali SunnyHill mbahet për herë të dytë në Prishtinë. Këtë vit do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht.




