Miliona euro të humbura, kaq i kushtoi Juventusit humbja ndaj Atleticos

Miliona euro të humbura, kaq i kushtoi Juventusit humbja ndaj Atleticos

Humbja e Juventusit nga Atletico Madrid në natën e së mërkurës ishte një goditje për aspiratat e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, por humbja 2-0 gjithashtu i kushtoi kampionëve italianë mbi 100 milionë funte.

Juve ka pasur shtatë mundësi për të fituar Ligën e Kampionëve dhe nuk e ka fituar këtë kompeticion që nga viti 1996, me pesë humbje në finale që nga ky viti i fundit i triumfit të ‘Bardhezinjëve’.

Verën e kaluar ‘Zonja e Vjetër’ vendosi të shpenzojë rreth 90 milionë funte për të pasur Cristiano Ronaldon në ekipin e tyre. Ish-sulmuesi i Real Madridit ka fituar pesë herë LK-në, me dy klube, duke përfshirë tre sezonet e mëparshme dhe ishte e qartë se ai ishte transferuar për të sjellë trofeun në Torino, përcjell Periskopi.

Juventus' drop in the stock market. Image: Bloomberg

Ylli portugez deri tani nuk ka treguar formën e tij më të mirë në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë, derisa ka shënuar vetëm një gol dhe ndaj Atleticos dështoi të shënonte.

Humbja 2-0 nga ‘Los Colchoneros’ i goditi edhe në financa. Humbja i pa ata të bien 11.11% në tregun e aksioneve. Forbes ka dhënë vlerësimin e fundit të klubit në 1,127 milionë funte që do të thotë se ka rënie deri në 100 milionë funte.

Por Juventusi ka fituar nga transferimi i 33-vjeçarit, pasi me të nënshkruar kontrata vlera e klubit u rrit për 95 për qind. /Periskopi/

Ronaldo didn't have his best night against Atletico. Image: PA Images

Shpërndaje në: