Mimoza Shkodra përplaset me Tunën! (Foto)
Por, shpesh herë nga pakujdesia, mund edhe të ndodh që dy personazhe VIP të përplasen me njëra tjetrwn pwr sa i pwrket veshjes me tw njëjtën veshje, ose të njëjtin dizajn të përdorur në materialet e tyre, shkruan Telegrafi.
Një gjë e tillë u ka ndodhur së fundmi këngëtareve Mimoza Shkodra dhe Tuna.
Kjo e fundit, ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike”, ku u shfaq me një fustan të shkurtër dhe të zi, teksa në pjesën lart kishte një bluzë të zezë me mëngë të gjata, të zbukuruar me shkëlqim të disa gurëve shumë të veçantë.

Por, i njëjti dizajn në bluzën e Tunës, është parë së fundmi në fustanin e këngëtares Mimoza Shkodra, në një prej programeve festive për Vitin e Ri.

Ajo ishte shfaqur në një duet me Genën, teksa fustani i saj i zi kishte të njëjtin model me atë të Tunës në fazën e konkurrimit të festivalit në “E diela Shqiptare”.

Megjithatë, dizajni me gurë shkëlqyes nuk është e vetmja e përbashkët e dy këngëtarëve, kjo pasi ato kanë edhe të njëjtin stilist, Valdrin Sahitin.



