Ministri i Shëndetësisë në Tajlandë: Numri i të vdekurve tani është 12

Ministri i Shëndetësisë në Tajlandë: Numri i të vdekurve tani është 12

Një personel ushtarak dhe 11 civilë janë vrarë në Tajlandë pas konfliktit të nisur me Kamboxhian ,tha ministri i shëndetësisë i Tajlandës.

Tajlanda deklaroi se një avion luftarak F-16 kishte goditur në Kamboxhia dhe kishte shkatërruar një objektiv ushtarak. Ushtria tha se disa avionë të tjerë ishin gati për t’u vendosur atje

 

 

“Ne kemi përdorur fuqinë ajrore kundër objektivave ushtarake siç ishte planifikuar”, u tha gazetarëve zëvendëszëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, Richa Suksuwanon.

Para shpërthimit të luftimeve të sotme, Kamboxhia tha më herët se marrëdhëniet diplomatike me Tajlandën ishin në nivelin e tyre më të ulët, duke dëbuar ambasadorin tajlandez dhe duke tërhequr të gjithë stafin kamboxhian nga ambasada e saj në Bangkok.

Kjo ishte si kundërpërgjigje e mbylljes së kalimeve kufitare verilindore me Kamboxhian nga Tajlanda, tërheqjes së ambasadorit të saj dhe dëbimit të ambasadorit kamboxhian të mërkurën në shenjë proteste kundër një shpërthimi mine tokësore që plagosi pesë ushtarë tajlandezë.

Shpërndaje në: