Ministri malazez për ushtarët që u paraburgosën në Kosovë: Të lirohen, masa prej 30 ditësh ‘dënim drakonik’

Ministri malazez për ushtarët që u paraburgosën në Kosovë: Të lirohen, masa prej 30 ditësh ‘dënim drakonik’

Ministri i Mbrojtjes në Mal të Zi, Dragan Krapoviq, në konferencën për media tha se 30 ditë paraburgim për ushtarët që u arrestuan në Kosovë, për shkak se kishin shkruar në targat e veturës ‘Kosova është Serbi’, janë shumë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e tyre.

“Fushata ka mbaruar, nuk kam dashur të ngrohem gjatë fushatës. Mendoj se 30 ditë janë shumë. Është gjithashtu e mundur që të kenë kryer ndonjë shkelje, por ai paraburgim më duket si një dënim drakonian,” tha ai.

Krapviq ka thënë se masa e paraburgimit prej 30 ditëve është “dënim drakonik”, shkruan Vijesti, transmeton Gazeta Paparaci.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria e Mbrojtjes është në kontakt me autoritetet e Kosovës për lirimin e ushtarëve të ndaluar, Krapoviq tha se këto kontakte bëhen përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ne, natyrisht, komunikojmë me Ministrinë e Jashtme brenda vendit”.

Shpërndaje në: