Ministri mban konferencë për media në Facebook, gabimisht vendos ‘filterin e maces’

Ministri mban konferencë për media në Facebook, gabimisht vendos ‘filterin e maces’

Një politikan në veriperëndim të Pakistanit ka bërë një konferencë për media live në Facebook duke e lëshuar “filterin e maces”, duke i dhënë kësisoj mustaqe dhe veshë.

Postimi online i ministrit rajonal Shaukat Yousafzai derisa fliste me gazetarë lokalë u bë viral të premten pasi një anëtar i ekipit të mediave të tij sociale aksidentalisht e aktivizoi filterin në fjalë, shkruan Periskopi.

Komentet menjëherë nisën ta përqeshnin z.Shaukat kur panë se veshët dhe mustaqet e maces ishin mbi kokën e ministrit dhe dy zyrtarëve shoqërues.

“Ka një mace në kabinet” kishte thënë njëri. Ndërsa të tjerët ishin më bukfalë: “Shaukat Yousafzai duket si një mace – Mjau, mjau mjau,”

Videoja ishte fshirë disa minuta pas kësaj konference për media.

Sidoqoftë, imazhet nga kjo konferencë shtypi ishin të qasshme në rrjetet sociale.

“Ai filtër i maces u lëshua gabimisht. Mos t’i marrim të gjitha gjërat kaq seriozisht”, kishte qenë komenti i ministrit në fjalë. /PERISKOPI

Shpërndaje në: