Ministri Peci përmes ndryshimit të kritereve në Program, mundësoi fermerëve të përfitojnë brenda dy vitesh grante qindra mijëra euro
Agjencia për Zhvillimin Rural e cila është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, në ndryshimin e Programit për Zhvillimin Rural për vitin 2023, përmes një kriteri që kishte hequr nga viti 2022, i ka mundësuar që personat e njëjtë të përfitojnë dy vite radhazi për masat e njëjta.
Enis Rrustemi, Periskopi
Periskopi më parë kishte raportuar për grantin 100 mijë eurosh të Naim Huruglicës, këshilltarit të jashtëm të Pecit, e ku doli që po i njëjti ishte pjesë e grupit punues të hartimit të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

Naim Huruglica ne krye te Grupit Punues



LISTA E PËRFITUESVE TË GRANTEVE 2023 (të nënvizuar* emrat e përfituesve të granteve për dy vjet radhazi)





Programi i Zhvillimit Rural për vitin 2022 tek kriteret për prodhimin shtazor, pika 6. Aplikuesi apo ekonomia familjare nuk ka përfituar grant nga MBPZHR në tri vitet e fundit.
Ky kriter është larguar në Programin e vitit 2023 dhe në këtë mënyrë është mundësuar që aplikuesit e njëjtë të para një viti mund të përfitojnë edhe vitin tjetër, pa i përfshirë pikët.


Më poshtë gjeni Programin e vitit 2023, ku pika 6 e Programit të vitit 2022 nuk ekziston.

Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri nga kriteret e Programit që është hequr nga programi i kaluar, por ka edhe tjerë që do publikojmë në ditët në vijim. /Periskopi/



