Ministria e Shëndetësisë: 300 të vdekur nga sulmi i djeshëm në Liban

Ministria e Shëndetësisë: 300 të vdekur nga sulmi i djeshëm në Liban

Numri i të vdekurve nga sulmet e djeshme në Liban është rritur në më shumë se 300 persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë atje, duke njoftuar se gjithashtu janë plagosur 1 mijë e 150 të tjerë.

Përditësimi i mëparshëm tha se 203 persona ishin vrarë dhe më shumë se 1 mijë të plagosur në sulme, raporton BBC.

Libani aktualisht po mban një ditë zie pas sulmeve, të cilat ushtria izraelite tha se kishin në shënjestër Hezbollahun.

Shpërndaje në: