Ministria ndan edhe 4.4 milionë euro për vazhdimin e punës në stadiumin e Prishtinës (Dokument)

Ministria ndan edhe 4.4 milionë euro për vazhdimin e punës në stadiumin e Prishtinës (Dokument)

Për renovimin e Stadiumit të Prishtinës, ku pritet që edhe Kombëtarja e Kosovës t’i zhvillojë ndeshjet është nevojitur buxhet shtesë dhe për këtë punët kishin vazhduar me ritëm të vogël por nuk ishin ndalur. Tashmë punët pritet të kryhen pasi tenderi është nënshkruar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar tenderin me kompaninë fituese ‘Al Trade’ në vlerë 4 milionë e 471 mijë eurove për vazhdimin e punëve në Stadiumin e Prishtinës.

Kjo është bërë për shkak se edhe shumë punë në stadium kanë mbetur pezull deri në përfundimin e  tij – shkruan Periskopi.

Tenderin e ka fituar kompania “Al Trade” që edhe deri më tani i ka kryer punimet në stadium.

“Punët e pa parapara me projektin kryesor si dhe me kontratën për Renovimin e Stadiumit të Qytetit në Prishtinë, pozicione të Kategorisë së IV-të të Stadiumeve – Rregullorja e UEFA-së të kërkuara domosdoshmërish për tu licencuar nga  UEFA/FIFA”, shkruan në njoftimin e shpallur nga Komisionin Rregullativ i Prokurorimit Publik.

Kjo kompani i ka kryer punët deri më tani, ndërsa stadiumi ka marrë pamje tjetër edhe pse duhet ende punë për përfundimin e tij.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së Kulturës është nënshkruar më 13 shkurt të këtij viti, raporton telegrafi, pwrcjellw Periskopi.

Punimet kanë filluar në verën e viti 2016 dhe në verë bëhen dy vite prej se ka filluar rinovimi i stadiumit.

Kryetari i FFK-se, Fadil Vokrri e kishte paralajmëruar një kontratë shtesë për punët e mbetura pezull në emisionin ‘Përballje’.

“Deri në fund të marsit është afati i fundit, por mund të ketë tolerime. Në muajin qershor të 2018 mund të bëhet një ndeshje testuese”, kishte thënë Vokrri.

 

Shpërndaje në: