Ministrja e Arsimit mbështet nga afër Shqipërinë, por e ‘harron’ Kosovën (FOTO)

Ministrja e Arsimit mbështet nga afër Shqipërinë, por e ‘harron’ Kosovën (FOTO)

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka postuar një fotografi në stadiumin ‘Loro Boriçi’, aty ku po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë. 

Shahini është me prejardhje nga Kosova dhe së fundmi është zgjedhur në dikasterin e qeverisë së Edi Ramës.

”Në mbështetje të kombëtares”, ka shkruajtur Besa Shahini në rrjetin social Facebook.

Shahini që po duket se është ‘merakli e futbollit’ dje nuk postoi asgjë në lidhje me Kosovën, e cila barazoi ndaj Danimarkës 2:2. /Periskopi/

Shpërndaje në: