Minjtë bëhen kanibalë e të tërbuar shkaku i koronavirusit: Krijojnë ushtri të tëra dhe luftojnë deri në vdekje

Minjtë bëhen kanibalë e të tërbuar shkaku i koronavirusit: Krijojnë ushtri të tëra dhe luftojnë deri në vdekje

Minjtë e Amerikës janë goditur tepër rëndë nga koronavirusi.

Derisa miliona amerikanë janë strehuar në shtëpitë e tyre për ta luftuar virusin vdekjeprurës, që iu ka marrë jetën mbi 22 mijë amerikanëve, shumë biznese, përfshirë restorantet e dyqantet – janë mbyllur ose kanë kufizuar shërbimet, duke iu hequr kështu burimin kryesor të ushqimit shumë brejtësve.

Ekspertët kanë paralajmëruar se në shumë rrugë të vendit, minjtë tashmë kanë kaluar në gjendje dëshpërimtare për të mbijetuar, transmeton Periskopi nga NBC.

“Kur një restorant mbyllet papritmas, që ka ndodhur së fundi te mijëra restorante në Nju Jork, dhe minjtë që jetojnë poshtë atij restoranti, apo afër tij, dhe ndoshta me dekada kanë prodhuar gjenerata të tëra minjsh që janë varur nga ushqimet e restorantit, epo, jeta nuk do të jetë e lehtë për ta dhe do t’i kenë fare pak opsione para vetes,” tha Boby Corrigon, një brejtësologjist urban.

Dhe këto opsione janë tepër të rënda. Ato përfshijnë kanibalizmin, luftërat e minjve apo infanticidin.

“Është njësoj siç e kemi parë në historinë e njrëzimit, kur njerëzit përpiqen të pushtojnë një tokë dhe krijojnë ushtri të tëra dhe luftojnë deri në vdekje, bukfalisht, se kush do ta pushtojë atë filan toke. Dhe kjo po ndodh edhe me minjtë,” tha ai. “Një ushtri e re minjsh ka ardhur, dhe cila ushtri të ketë minjtë më të fortë do të pushtojë zonën që përmban ushqim.”

“Ata janë gjanitarë, si unë e ti, dhe kur jeni tepër tepër të uritur, nuk do të silleni më njëjtë – do të silleni tepër keq. Dhe kështu minjtë po luftojnë me njëri-tjetrin, dhe minjtë e rritur po vrasin minjtë e sapolindur” /Periskopi

Shpërndaje në: