“Mirë se vjen Angel Di Maria te Barcelona” – Na falni, llogaria jonë është hakuar
Twitteri i Barcelonës është hakuar të martën, ndërsa në mëngjesin e së mërkurës është kthyer, pasi u bë një post që i dëshironte mirëseardhje Angel Di Maria nga Paris Saint-Germain.
Kjo ka ndodhur brenda 24 orëve, kur Barcelona e bëri të ditur padinë për Neymarin, ku kërkon nga lojtari që të paguajë 9 milionë euro për prishje të kontratës.
Pas këtij njoftimi për Neymarin, në faqen zyrtare në Twitter, u postua “Welcome Angel Di Maria to FC Barcelona!” (Mirë se vjen Angel Di Maria te Barcelona).
Klubi ka reaguar menjëherë duke shkuar: “Llogaria jonë është hakuar sonte. Jemi duke punuar që ta zgjedhim këtë problem sa më shpejt”./telegrafi.



