Miriam Cani rrëfen përvojën rrëqethëse me Albanin: Për pak sa nuk humba jetën

Miriam Cani rrëfen përvojën rrëqethëse me Albanin: Për pak sa nuk humba jetën

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë çifti më i njohur për të cilët nuk flitet shpesh për jetën e tyre private. Ndoshta nuk e kemi ditur po ata paskan më shumë se 10 vite në lidhje me njëri tjetrin.

E ftuar në emisionin Pop Culture, Miriam tregoi detaje të veçanta për jetën e saj, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe propozimi i veçantë i realizuar 20 metra në thellësinë e Oqeanit Indian.

Miriami ka rrëfyer se ishte aq shumë e emocionuar nga surpriza e Alban Skenderajt sa për pak rrezikoi jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu”, rrëfen ajo duke mos fshehur sërish emocionet.

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.

 

Shpërndaje në: