“Mirlind Daku do t’ia dilte edhe te Barcelona, është top sulmues”, bashkëlojtari i Rubin Kazanit lavdëron gjilanasin

“Mirlind Daku do t’ia dilte edhe te Barcelona, është top sulmues”, bashkëlojtari i Rubin Kazanit lavdëron gjilanasin

Qendërsulmuesi Mirlind Daku ka kapacitetin edhe për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin te skuadra e Barcelonës, kështu ka deklaruar së paku bashkëlojtari i tij Ilya Rozhkov.

Daku po vlerësohet si lojtari më i mirë në ligën ruse, atë edhe nga lojtarët serbë, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një largim për në Evropë, më saktësisht në Serie A.

Rozhkov së fundmi në një intervistë për “legalbet.ru”, ka vlerësuar lartë yllin shqiptar, ku ndër të tjera edhe tregoi se e tërë skuadra e Rubin Kazanit ishte e lumtur kur i dështoi kalimi te rivali, Zenit St.Petersburg.

“Daku ndër sulmuesit më të mirë në ligë, mund të luajë kudo në top pesë ligat evropiane”

“Sigurisht të gjithë jemi të lumtur që Daku qëndroi me neve. Nuk mendoj se ka nevojë për argument se është një nga lojtarët më të mirë në ligën ruse dhe ndër sulmuesit më të mirë”.

“A kishte frikë në klub se mund të largohet? Sigurisht, ishte gjatë pushimeve. Kur të gjithë panë informatat (që Daku po kalonte te Zenit) atëherë kishte pikëpyetje se çfarë do të ndodhte. Kur pamë se marrëveshja e Dakut me Zenit dështoi, atëherë ishim të lumtur”.

Shpërndaje në: