Miss Autralia sulmohet për bindjet e saj fetare, por përgjigja e saj befason… (Foto)
21 Oct, 12:53
Fituesesja e Miss World Australia 2017 Esma Voloder u është përgjigjur atyre që pohojnë se ajo nuk është përfaqësuese e vendit për shkak të bindjeve të saj myslimane.
“Unë ua fal. Ndjejë që vjen nga mungesa e të kuptuarit”, tha Voloder për gazetën australiane “The Daily Telegraph” të enjten.
“Jeta është shumë e shkurtë për negativitet”, shtoi 25-vjeçarja.
Që kur Voloder u kurorëzua Miss World Australia të premten e kaluar, organizata ka marrë thirrje të shumta “të tmerrshme” duke bërë thirrje për heqjen e kurorës, sipas drejtorit kombëtar Deborah Miller të organizatës, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
“Ne kemi pasur shumë thirrje, njerëzit thonë gjëra të tmerrshme”, tha Miller.
“Njerëzit kanë thënë: ‘Si e keni lejuar të fitojë një myslimane?” Ne besojmë se Esma është një grua e fortë dhe përfaqëson një Australi multikulturore “, shtoi Miller.
E lindur në një kamp refugjatësh gjatë luftës në Bosnje, Voloder tani punon si një hetuese kriminalistike në Melburn.
Në një intervistë me The Morning Shoë, Voloder tha se përvoja e prindërve të saj si refugjatë e ka ndihmuar atë të “ushtrojë mirënjohjen time për faktin se unë e kam këtë mundësi që ata nuk e kanë”.