Mitaj mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

Mitaj mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028-të, por kampionët e Arabisë Saudit kërkojnë opsion tjetër në linjën e majtë të mbrojtjes.

Në të tillë situatë, alterantiva e vetme për shqiptarin është gjetja e një klubi të ri, ndërsa orët e merkatos po shkojnë drejt fundit.

Gazetari sportiv në Arabi Abdulilah Al-Amri, i ka befasuar të gjithë në lidhje me raportimet për Mario Mitajn.

Sipas tij, klubi i Al-Nassr i ka kërkuar Al-Ittihad huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Përgjigja e Al-Ittihad nuk ka vonuar, refuzim të menjëhershëm, pasi nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.

Shpërndaje në: