Mitrovica e Jugut në balotazh, por Gërvalla uron qytetarët me foton e Pecit
Bashkëpartiakja në Listën Guxo, Donika Gërvalla ka reaguar përçudshëm në Facebook pasi Faton Peci, nuk arriti fitore pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, madje, doli i dyti pas Arian Tahirit i cili në një garë të ngushtë arriti ta mposhtë atë.
“Urime Mitrovicë!”, ka shkruar Gërvalla duke ia bashkangjitur postimit një foto të Faton Pecit.
Pritshmëritë e Pecit gjatë fushatës zgjedhore ishin të mëdha, ku nuk e diskutonte fitoren pa balotazh atje.
Megjithatë, Tahiri arriti që t’i prijë kësaj gare – por i duhet që të garoj sërish më 9 nëntor.
Vetëm 28 vota dallim, Tahiri e Peci në balotazh në Mitrovicën e Jugut



