Lufta ‘proxy’ kundër lejimit të martesave mes gjinisë së njëjtë: Shihni çka po ndodhë te ‘muri’ i Korenicës së VV-së
Parlamenti i Kosovës nesër do shqyrtojë një pikë mjaft të rëndësishme por edhe delikate për shoqërinë. Projekt Kodi i Ri Civil do dalë para deputetëve, i cili nga një pjesë po kundërshtohet e nga një tjetër po mbështetet.
Ndonëse disa subjekte politike, siç është AAK apo disa deputetë individualisht kanë dalë kundër martesës së të njëjtës gjini në Kosovë, përfshirë Duda Balje e Mërgim Lushaku, në formë tërthorazi po e bën edhe dikush nga Vetëvendosje.
Është deputeti Visar Korenica që është vërejtur se në profilin e tij në Facebook po lejon postime me mesazhe urryese ndaj komunitetit LGBTI, ku ndër tjerash po i bëhet thirrje atij direkt që të mos e votojë.
Shihni fotot:



Ndonëse Vetëvendosje si grup parlamentar nuk është deklaruar për qëndrimin e tyre, mbetet që të shihet se kush do e votojë nesër e kush jo.PERISKOPI/



