Mkhitaryan mund të huazohet te gjiganti italian
Inter raportohet se kërkon të huazojë Henrikh Mkhitaryan në formë huazimi nga Manchester United.
Mkhitaryan është një figurë e njohur e futbollit evropian por kohët e fundit nuk është grumbulluar nga Jose Mourinho për shkak të disa paraqitjeve të dobëta dhe pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin gjatë rishikimit të videos së ndeshjes ndaj Chelsea-t në nëntor.

Unitet nënshkroi me kapitenin armenian për 30 mln euro nga Mourinho i cili deklaroi se çdo lojtar ka çmimin e tij gjatë javës së kaluar.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i Inter Luciano Spalletti kërkon Mkhitaryan për të përforcuar mesin e fushës por problemi mund të lindë në fund të sezonit, me Inter që nuk mund të jetë në gjendje ta blejë përfundimisht.

Sportsmail raportoi javën e kaluar se Inter ka bërë publik interesin për lojtarin por duhet të shesë lojtarë për të qenë në rregull me Fair Play Financiar.
Unitet kërkon ta zëvendësojë me Willian të Chelsea dhe gjithashtu duan Ozil të Arsenal i cili mund të vijë me parametra zero në fund të sezonit.



