MLS tërheq vëmendjen, kampionati i gjashtë më i mirë në botë
Major League Soccer po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë. Prania e Lionel Messi dhe disa yjeve të tjerë të futbollit ka sjellë një rritje të shpejtë të interesit, duke e vendosur menjëherë pas ligave kryesore Europiane.
Kampionati amerikan është i gjashti në këtë renditje.
MLS ndiqet në më shumë se 180 vende të botës, ndërsa gjatë 2025-ës në stadiume është ndjekur nga miliona spektatorë.
Një rritje e vëmendjes në prag të finaleve të Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Major League Soccer lë pas kampionate më të konsoliduar si ai brazilian, meksikan, portugez e holandez.
Vendin e parë në këtë klasifikim e ka Premier League, e ndjekur nga Bundesliga, La Liga, Serie A e Ligue 1.



