Modeles së njohur po i mungon fshati (Foto)
Emina Çunmulaj, modelja e njohur shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi ditë më parë ka qëndruar në vendlindjen e saj duke lënë pas për pak ditë Amerikën, atje ku ka krijuar familje dhe vepron.
Modelja e njohur, e cila është nënë e një vajze, Ella Faris, thotë se jeta pa të nuk do të kishte kuptim, ndërkohë bënë me dije se po i mungon fshati, vendlindja e saj, shkruan Periskopi.
“Jeta nuk do të kishte kuptim pa ty në duart e mija ? #Mëmungonfshati”, ka shkruar Emina. Ajo përmes fotografive të shumta që poston në rjetet sociale tregon se për asnjë moment nuk e lë anash traditën, kulturën dhe prejardhjen e saj.
Ditëve të fundit teksa ka vizituar familjen e saj në Mal të Zi, ajo ka ndihmuar edhe disa familje me gjendje të rëndë në Shkodër. /Periskopi




