Modelet ruse rrezikojnë jetën për të pozuar me kafshë të rrezikshme
Një grup i modeleve guximtare kanë pozuar me arinj, tigra dhe ujqërit për të krijuar skena mahnitëse të frymëzuar nga përrallat ruse.
Pamjet tregojnë se gratë përfaqohen me kafshë të frikshme – duke i vendosur ujqërit nën këmbët e tyre.
Fotografitë u bënë në një pyll të thellë jashtë Moskës, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Fotografja Olga Barantseva ka këmbëngulur për të pozuar më shumë pavarësisht rreziqeve që mund të paraqiteshin për modelet.
Ajo në një intervistë për një televizion rus, e shpreh dëshirën e saj të kahmotshme për pozimin e skenave të tilla.
Ajo gjithashtu thotë se kjo ide i ka lindur pasi shumica e përrallave ruse e kanë nga një kafshë që simbolizon diçka të rëndësishme për një person dhe përmes fotografisë ajo, tenton të krijojë një panoramë më reale për shikuesin./Periskopi/


















