Modelja braziliane bën tatuazh emrin e Messit në vendin intim (FOTO)

Modelja braziliane bën tatuazh emrin e Messit në vendin intim (FOTO)

Lionel Messi është një ndër lojtarët më të mirë që historia e futbollit ka parë që në fillimet e saj.

Fitues i “Topit të Artë” për pesë herë dhe shumë tituj me ekipin e Barcelonës, njihet në mbarë botën dhe adhurohet për atë çka ai bën në fushën e blertë.

Për të njerëzit janë të gatshëm të bëjnë edhe çmenduri. Një nga rastet më ekstreme është ai i modeles braziliane, Suzy Cortez. Ajo ka bërë një tatuazh me emrin e lojtarit të Barcelonës, numrin 10-të dhe stemën e ekipit katalanas.

“Unë jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do ta fitojë për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’ dhe çmimin “The Best” për vitin 2019. Mezi i prita festat e ndërrimit të viteve për të bërë një tatuazh me emrin ‘Messi’ dhe numrin 10, së bashku me stemën e Barcelonës, për të festuar 120 vitet që i dua shumë”, ka përfunduar Suzy.

Kujtojmë që modelja e njohur u bë hit në vitin 2016 në rrjetet sociale kur Antonela, gruaja e Messit, e bllokoi në rrjetet sociale sepse ajo e “bombardonte” argjentinasin me mesazhe “hot”.


Shpërndaje në: