Modelja detyrohet nga policët të bëj “striptiz” për të burgosurit meshkuj (Video +18)
Ky është momenti degradues kur një modele ka kryer vallëzim erotikë për të burgosurit meshkuj në një burg.
Katherine Martinez, 27 vjeçe e cila është e lidhur në njërën dorë për dritare ngriti fustanin e saj dhe bën provokime.
Ajo kishte thënë: “Të gjithë oficerët e policisë më thanë që nëse doja që ata të më kalonin në një karrige ose të mi hiqnin prangat unë duhej të hiqja fustanin dhe t’u tregoja trupin tim”, transmeton Indeksonline.
“Pastaj të burgosurit meshkuj filluan të bërtasin në mua: Po, po ngrini rrobat tuaja”, ka thënë ajo.
“Më kujtohet se ata më tregonin se janë duke më filmuar”.
Katherine e cila u arrestuar pas një ngatërrese në rrugët e Kolumbisë e cila ishte e dehur, tha se ajo e ekspozoi veten sepse ajo kishte nevojë të ulej që të pushonte kyçin e këmbës, pasi kishte dhimbje.
Por, ndërkohë që shefat e policisë “të turpëruar” pranon se oficerët e kanë postuar këtë xhirim në internet, ata po mohojnë shantazhin e modeles, e cila është nëna e një fëmije.
Hugo Casas, komandanti i Policisë në Cali tha: “Ajo vendosi vet që t’i heqë rrobat e saja dhe të kryejë veprime të turpshme në stacion, por ajo që ne si institucion e pranojmë me keqardhje është filmimi i saj nga oficerët dhe publikimi i videos nëpër rrjetet sociale në vend që ta ndalonin atë në mbrojtjen e integritetit të saj.
“Forcat policore dënojnë këtë sjellje dhe hetimet disiplinore dhe gjyqësore janë duke u zhvilluar”, ka thënë ai.
Ajo tashmë ka deklaruar se ka marr një avokat dhe po përgatitet për t’i paditur policët.
Ajo thotë se nga kjo ngjarje i është lënduar këmba dhe vazhdon të ketë shumë dhimbje.
Gjithashtu ajo shtoi se ka mbetur e lënduar emocionalisht dhe është turpëruar.






