Modelja e kidnapuar nuk po e paguan avokatin, ai e kërcënon me padi
Avokati i Chloe Ayling thotë se do të ndërmarrë veprim ligjor kundër yllit të famshëm të Big Brother për shkak të borxhit të papaguar prej 9,000 funtesh.
Modelja e njohur për rrëmbimin e saj kohë më parë, po refuzon të paguajë shumën e parave për shërbimet e tij.
Avokati italian Francesco Pesce mbrojti me sukses yllin 21-vjeçar në gjykatë.
Chloe pohoi se ishte rrëmbyer dhe mbajtur pranë Torinos, nga vëllezërit Herba vitin e kaluar.
Ajo gjithmonë ka mohuar sugjerimet se rrëmbimi ishte një marifet publiciteti.
Lukasz Herba, 30-vjeç, u dënua me 16 vjet burg në qershor për rrëmbim. Por Pesce thotë se Herba ka apeluar vendimin dhe Chloe do ta ketë të vështirë të angazhojë një avokat italian për shkak të borxhit të papaguar.
“Jam shumë i mërzitur. E përfaqësova për gati një vit dhe gjithçka që po kërkoj është që të paguhet fatura time. Ajo po refuzon të marrë mesazhet e mia dhe tani nuk kam asnjë alternativë përveçse të kaloj çështjen në gjykatë”, tha avokati i modeles.
Chloe ishte parë së fundi në Meksikë ku po merrej me xhirime dhe nuk ishte e disponueshme për koment.
Edhe agjenti i saj Kruger Coëne nuk deshi të komentojë akuzat e avokatit të saj.



