Modelja e njohur shqiptare merr propozim për martesë natën e Halloween-it

Modelja e njohur shqiptare merr propozim për martesë natën e Halloween-it

Tika është një ndër modelet më të njohura shqiptare e cila e ka nisur karrierën duke pozuar për revistat më të njohura botërore dhe gjithashtu njihet si një nga,modelet e Victoria’s Secret.

Mesa duket këtë Halloween bukuroshja shqiptare ka për ta mbajtur mend gjatë pasi një surprizë e madhe i ishte rezervuar.

Engjëlli i Victoria’s prej kohësh është në një lidhje me David Silverman dhe duket se djaloshi ka vendosur të bëjë hapin e madh duke i propozuar modeles gjatë festës së Halloween-it.

Lajmin e ka bërë publik vetë Tika në Instagram duke u shprehur se ndihet më e lumtur se kurrë.

“Dhe kur mendova se nuk mund të isha më e lumtur se kaq, shoku im më i mirë më propozon!! Faleminderit për këtë natë epike. Jam vajza më me fat dhe kam të fejuarin më të nxehtë !”- shkruan modelja në Instagram.

Tika më herët ka qenë e martuar me një biznesmen të suksesshëm nga Mali i Zi që jeton në SHBA por para disa vitesh ata i dhanë fund lidhjes së tyre duke mos zbuluar arsyet.

I fejuari i ri i Tikës, David Silverman është një kampion në Taekwondo dhe ata janë bashkë prej muajsh tashmë./Blitz/

TIKAAA

Shpërndaje në: