Modelja humb të dyja këmbët pas përdorimit të tamponit (Foto)
Një modele e cila humbi këmbën e djathtë pasi u prek nga sindroma e shokut toksik (TSS), ka kryer edhe një operacion së fundmi për të amputuar edhe këmbën tjetër.
29 vjeçarja, Lauren Wasser, humbi këmbën e majtë në vitin 2012 pasi kishte përdorur tampon gjatë ciklit.
Por pas dhimbjeve të shumta që kishte pësuar, modelja vendosi që të hiqte edhe këmbë tjetër.
“Kam dhimbje të tmerrshme”, ka thënë ajo.
Që prej operacionit të parë ajo ka nisur një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale me qëllim parandalimin e prekjes nga TSS, përfshirë rrezikun
potencial nga përdorimi i tamponëve.







