Modelja me famë botërore ia vjedh stilin Rita Orës
Modelja Bella Hadid shkëlqeu gjatë parakalimit në Cannes Film Festival. Ajo kishte veshur një fustan të kuq të dizajnuar nga Alexandre Vauthier. Bukuroshja 19-vjeçare për fustanin e saj u frymëzua nga këngëtarja e famshme me prejardhje kosovare, Rita Ora. Rita kishte veshur fustanin e njëjtë dy vjet më parë në ceremoninë Video Music Awards të MTV-së.



