Modelja shqiptare sfilon në New York Fashion Week (Foto)
Modelja e cila jeton në Amerikë prej kohësh ku po ndërton edhe karrierën e saj profesionale ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram disa foto që flasin për arritjen më të fundit të saj.
Bëhet fjalë për debutimin e saj të parë në Javën e Modës në New York, ku ajo ka sfiluar për stilistin LaQuan Smith, një emër i preferuar për klanin Kardashain-Jenner.
Në fotot e postuara edhe nga stilisti i motrave të famshme, modelja shqiptare shihet e veshur me një xhup të madh të zi, minifund lëkure dhe çizme mbi gju.






