Modelja shqiptare shfaqet në Cannes me boksierin Floyd Mayweather (Foto/Video)
Festivali i Filmit në Cannes ka bashkuar artistet nga vende të ndryshme të botës, por nuk kanë munguar as personazhe të famshëm. Pjesë e grupit shqiptar që ndodhet në këtë festival është edhe modelja Alesia Bami.
Modelja shqiptare, e cila është bërë shumë e njohur kohët e fundit është në mesin e të ftuarve në këtë festival, por e veçanta qëndron në faktin se ajo është shfaqur në një festë së bashku me boksierin e njohur Floyd Mayweather, i cili ishte duke shfaqur talentin e tij në këndim.









