Moderatori i njohur kosovar pritet të bëhet baba
Ditën e sotme moderatori i njohur Labinot Gashi feston 29 vjetorin e tij të lindjes. Por jo vetëm kaq, rreth 1 vit më parë ai i ka lidhur kurorë me partneren e tij Qëndresën, madje së shpejti do të bëhen edhe prindër.
Labi ka publikuar në Instagram disa fragmente nga dasma e tij dhe përbri saj ka bërë një shkrim plot dashuri.
“Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falenderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar.
Përvec ditlindjes, sot me Qëndresen po shënojm një vjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e vecantë se cdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjt prindror, me ardhjen në jetë të vajzës tonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithcka tjetër, i jam falenderues Qendresës time.
Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë.
Faleminderit edhe secilit prej jush që në çfardo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot.
Jemi me fat që cdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na prift në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku.
Labi ju do’!”- ka shkruajtur Labi në postimin e tij.



