Moderatorja shqiptare i jep djalit gji në mes të emisionit (FOTO)

Moderatorja shqiptare i jep djalit gji në mes të emisionit (FOTO)

Gati një vit më parë, moderatori i njohur i emisionit “Top Show” Alban Dudushi dhe bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, u bënë prindër. Kjo e fundit solli në jetë një djalë që e quajtën Kroi Art.

Teksa ditën e sotme çifti i moderatorëve ishte i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku morën pjesë në një piknik në natyrë dhe diskutuan për kulinarinë, receta të ndryshme ushqimesh, folën edhe për jetën e tyre familjare. Për herë të parë në ekran me prindërit u shfaq dhe djali i tyre i vogël, Kroi.

I rrethuar nga lodrat, Kroi qëndroi qetësisht i ulur me mamin dhe babin, por kur erdhi orari i pirjes së qumështit, ai nuk pyeti për kamerat e personat e tjerë që ishin përreth. Moderatorja Bieta Sulo vendosi ta ushqente djalin në sytë e të të pranishmëve dhe kamerave. Këtë gjë ajo e ndau dhe me ndjekësit e saj nëpërmjet “Instagramit”.

“Kur ka orarin e tij, Kroi nuk do t’ia dijë as për mikrofona, as për kamera”, shkroi Bieta në foton ku shfaqet me vogëlushin e saj duke e ushqyer me gji.

Shpërndaje në: