Moderatorja shqiptare tregon linjat seksi në plazh (Foto)
Vera ende nuk ka përfunduar dhe shumë personazhe të njohura të ekranit shqiptar zgjedhin të pushojnë në këto ditë të fundgushtit.
Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur e Digitalb, Jonida Vokshi. Ajo është vlerësuar shpeshherë për bukurinë e saj dhe format seksi, megjithatë rrallëherë ndodh të postojë në rrjete sociale momente nga pushimet e saj.
Jonida ka zgjedhur bregdetin shqiptar dhe ditën e djeshme është parë në Livadh të Himarës duke shijuar rrezet e diellit bashkë me disa miq të saj.
Në fotot e siguruara, moderatorja e “Thurje” shfaqet tejet seksi, e veshur me një palë bikini në ngjyrë të zezë. Si shumë personazhe të tjera, edhe moderatorja simpatike ka zgjedhur pikërisht bregdetin e Jonit për të kaluar fundjavën./Blitz.al/






