Modric: Botërori më lodhi
Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric ka zbuluar se ka mbetur i lodhur pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ku arriti deri në finale me kombëtaren e Kroacisë.
Modric, i cili kohët e fundit u kurorëzua si lojtari më i mirë nga FIFA, luajti një rol integral ndërsa Kroacia përfundoi si e dyta pas humbjes nga Franca në finale.
”Kam pasur vetëm tre javë pushime. Janë më së paku që kur kam nisur të luajë futboll”.
”Javën e parë kemi kaluar në festë, ditën e parë në Zagreb dhe pas në qytetet tona. Nuk ishte e lehtë të filloja përsëri; pas të gjitha këtyre momenteve emocionale ju jeni të rraskapitur plotësisht”, tha Modric./Periskopi/



