Mohamed Salah: Ai më ka ndryshuar mua (Video)
Mohamed Salah është njëri nga lojtarët më në formë në botë, derisa ai lavdëron trajnerin e tij Jurgen Klopp, i cili e ka ndryshuar atë si futbollist
25-vjeçari ka shënuar 28 gola në Premier League dhe me shumë gjasë në fund të edicionit do të shpallet golashënuesi më i mirë në kampionatin anglez, shkruan Periskopi.
“Te Chelsea nuk kam luajtur shumë, kështu nuk kam pasur mundësi t’i tregoj vlerat e mia,” ka thënë Salah për ‘ESPN Brasil’.
“E kam thënë në shumë intervista se gjithmonë kam dashur rikthimin në Premier League. Më pëlqen Premier League dhe jam i lumtur te Liverpool.
“Klopp më ka ndryshuar mua. Tani unë luaj më afër golit. Është një ëndërr për mua që ta fitoj Premier League pasi klubi ka një kohë të gjatë që nuk e ka fituar. Unë dua të fitoj titullin me Liverpoolin,” përfundoi ylli egjiptian. /Periskopi/



