Mohamed Salah i jep fund dilemave për të ardhmen e tij

Mohamed Salah i jep fund dilemave për të ardhmen e tij

Mohamed Salah është i lumtur te Liverpooli dhe nuk pritet që të largohet këtë verë

Real Madridi ka përgatitur një ofertë prej 200 milionë euro për yllin egjiptian, por Liverpoolit do ta refuzojë kategorikisht ofertën e klubit spanjoll, transmeton Periskopi.

Salah mbrëmë fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ te Liverpool dhe më pas foli edhe për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithçka është mirë. Kemi bërë një sezon të mirë dhe e kam pritur një gjë të tillë,” ka thënë ylli i Liverpoolit.

“Unë kam ambicie për të ardhmen me Liverpool-in. Siç po e shihni, jemi në finale të Champions League, dhe me plotë entuziazëm. Ky është vetëm fillimi,”.

Tutje Salah tha se ishte rikthyer në Premier League vetëm për t’ia dëshmuar të gjithëve se ai mund të jetë i suksesshëm edhe në Angli.

“Të jem i sinqert, kur u largova nga Chelsea, gjithmonë ne mendje kisha rikthimin në Premier League.

“E kam thënë shumë herë se unë doja të rikthehesha këtu psai shumë njerëz thonin ‘ai nuk mund të jetë i suksesshëm në Angli dhe se nuk është mjaftueshëm i mirë për Premier League,”.

25-vjeçari në sezonin e tij të parë me Liverpoolin ka arritur të shënoj 43 gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: