Molliqaj për VV-në: Patriot me bateria, Glauku na u paska aktivizu vetëm sot 2 muaj para zgjedhjeve

Molliqaj për VV-në: Patriot me bateria, Glauku na u paska aktivizu vetëm sot 2 muaj para zgjedhjeve

Dardan Molliqaj nga PSD ka reaguar pasi kryeparlamentari Konjufca kritikoi ashpër deputetët e Listës serbe për shkak të mospjesëmarrjes një seanca.

Ajo cka ndodhi në Kuvend, Molliqaj tha se ishte inskendim i dobët, e që sipas tij Konjufca e bëri pasi janë zgjedhjet afër.

Sipas Molliqajt, pushteti është patriot me bateria.

 

Postimi i plotë:

Serbia si fushatë

Serbia e zgjedhjeve është Serbia e Vetëvendosjes. Serbia është aset për projektet e munguara. Serbia është mjet për të shpallur armiq poshtë e lart.

Konflikti me Listen Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vet. Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve.

“Patriot me bateria”, – kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë. Patriotizmi elektoral është patriotizëm me bateria.

 

Në prag të zgjedhjeve Konjufca e nxjerr ‘zanin’, qorton deputetët e Listës Serbe: Shkoni dhe i rrini gatitun shefit tuaj kriminel

Shpërndaje në: