Molliqaj AAK-në dhe Nismën i shtin në një thes me Shaip Mujën
Dardan Molliqaj, sekretar i Vetëvendosjes ka thënë se AAK dhe Nisma kanë rënë në nivelin e Shaip Mujës, ish-deputet i PDK-së, e tash deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Molliqaj në “Interaktiv” të KTV-së tha se mos protestimi është nivel i Shaip Mujës, transmeton Koha.net.
“Niveli i kundërshtimit të AAK-Nisma është sikur Shaip Muja, që nuk do të protestoj dhe do të votojë kundër”, ka thënë Molliqaj.



