Momenti i atentatit në Rinas: Autori zbret dhe qëllon me breshëri plumbash

Momenti i atentatit në Rinas: Autori zbret dhe qëllon me breshëri plumbash

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit,  Gilmando Dani, si dhe mbeti i plagosur agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani Sheqeri.

Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon. Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.

Grupi hetimor deri më tani ka konkluduar se autorët të cilët lëviznin me një mjet tip ‘Toyota’ janë nisur nga zona e Niklës në drejtim të aeroportit të Rinasit për të finalizuar atentatin mafioz dhe dyshohet se kanë pasur “dorë” në fikjen e energjisë elektrike. Burime bëjnë me dije se rruga që kanë përshkruar nga Nikla drejt Rinasit dhe më pas në kthim, nuk ka pasur energji elektrike, që bën të dyshosh se ata e kanë bërë për të humbur gjurmët.

Pasi kanë qëlluar me breshëri kallashi ndaj mjetit të Danit, njëri prej autorëve ka zbritur nga makina. I maskuar dhe me kapele, ka qëlluar disa herë në drejtim të Benzit me qëllim që të sigurohej që krahu i djathtë i Shullazit të vdiste.

Më pas, ata janë larguar në drejtim të së njëjtës zonë nga erdhën për të djegur mjetin, brenda të cilit u gjetën 4 armët e përdorura në atentat, 3 kallashë dhe një pistoletë.

Nga verifikimet që janë kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke, rezulton se targat e mjetit që përdorën autorët janë vjedhur një vit më parë në Greqi, një skemë kjo që po përdoret shpesh në ngjarjet kriminale.

Grupi hetimor, ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.

VIDEO

Shpërndaje në: