Momenti i tërmetit: Pamje kur qytetarët në Tiranë ikin nga kafeneja

Momenti i tërmetit: Pamje kur qytetarët në Tiranë ikin nga kafeneja

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë brenda 11 minutave. Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera. Nga këto tërmete kanë mbetur të lënduar shtatë persona në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

Nga ajo që raportohet nga Qendrat Ndërkombëtare Sizmologjike, shkalla e tërmetit ka qenë mbi 5.6 ballë të Rihterit.

Përveç në Kosovë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Bullgari, Bosnje, Kroaci, Greqi, Itali, Serbi, Maqedoni të Veriut e në Mal të Zi.

Vlen të theksohet se lëkundjet më të forta janë ndjerë në zonën e Durrësit, qytet i cili ka qenë më së afërti epiqendrës së tërmetit.

Shërbimet e emergjencës kanë lajmëruar se pas tërmetit kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë lënduar dy persona, shkruan Top Channel.

Në Pezë janë lënduar tre persona në një familje, por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet pranë qendrës.

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/538291813584048/

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/2498020250336889/

Shpërndaje në: