Momenti kur 17 mijë tifozët e Liverpool kënduan së bashku me Dua Lipën (Video)
Të shtunën këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka hapur finalen e Ligës së Kampionëve.
Ajo ka performuar në finalen e madhe ndërmjet ndeshjes Liverpool – Real Madrid, me disa nga këngët e saj, shkruan lajmi.
Dua është tifoze e zjarrtë e klubit futbollistik Arsenal, por që në këtë rast ajo ishte në favor të kuqëve, e cila parashikoi rezultatin përfundimtar 3-2 për Liverpool.
Megjithatë, i rëndësishëm ishte momenti kur 17 mijë tifozët e ekipit Liverpool kënduan bashkë me Lipën, këngën “One Kiss”, video kjo që ka qarkulluar në rrjete sociale.
Dua Lipa lirshëm mund të thuhet se aktualisht është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare, që po na bën krenarë të gjithëve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=416&v=I6UF-fEyfRM



