Momenti kur Jennifer Lopez del nga palestra, krejt vëmendja te linjat super seksi të saj (Foto)

Momenti kur Jennifer Lopez del nga palestra, krejt vëmendja te linjat super seksi të saj (Foto)

Jennifer Lopez tregoi edhe njëherë fizikun e saj të shkëlqyer, pas daljes nga një palestër në Miami, të premtën.

Nëna e të dy fëmijëve dukej e parezistueshme, e veshur me tuta sportive të bardhë, ndërsa mbante shtrënguar dorën e vajzës së saj, Emme.

Lopez, 49 vjeçe, duket se është në gjendje më të mirë se kurrë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Javë më parë, ajo ka përfunduar xhirimet e fimit të ri, në të cilin do të ketë një rol shumë interesant.

Këngëtarja dhe aktorja ushtron vazhdimisht që ta mbajë trupin e saj në formë, dhe të jetë gjithnjë e freskët në paraqitjet e saj televizive.

Shpërndaje në: