Momenti kur Kim zë Kanye West duke shikuar Rihannën, videoja bëhet virale
Ylli 37 vjeçar ka ndaluar videon e saj në Snapchat kur vuri re bashkëshortin e saj duke shikuar me vëmendje performancën seksi të Rihannës.
Kanye West nuk mund t’i mbajë sytë larg nga Rihanna, ndërsa videoja është bërë virale, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Gruaja e reperit, Kim Kardashian, 37 vjeç, ndaloi videon në Snapchat pasi vuri re se sytë e Kanye ishin ngulitur tek këngëtarja.
Momenti i çuditshëm nuk i shpëtoi përdoruesve të Twitter, të cilët vërshuan me komente.
“Shikoni se sa shpejt Kim ndaloi videon në Snapchat, kur ajo pa Kanye me sy të ngulitur tek Rihanna”, shkruan një komentues.
E një tjetër me shaka ka shkruar “Dua që dikush të më shikojë mënyrën se si Kanye shikon Rihannën”.
Pavarësisht se ka deklaruar se nuk i pëlqen të bëj selfie, ylli televiziv së fundi ka treguar linjat në imazhin që hodhi në rrjete sociale.





