Momenti kur Mavraj kapet keq me gazetaren pas humbjes

Momenti kur Mavraj kapet keq me gazetaren pas humbjes

Në Shkodër, Shqipëria pësoi humbje turpëruese mbrëmë nga Kombëtarja skoceze.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Loro Boriçi”, Shqipëria u mposhtë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërsa, prej minutës së 20-të, Shqipëria luajti me një futbollistë më pak pas përjashtimit të Mërgim Mavrajt.

Mbrojtësi shqiptar u përjashtua me karton të kuq pas një incidenti me lojtarin kundërshtar.

Dhe pas ndeshjes, në lidhjen direkte, Mavraj filloi të grindej me gazetarën, Hygerta Sako.

Sako i tha Mavrajt se kartoni i kuq erdhi pas goditjes me kokë, gjë të cilën mbrojtësi e mohoi.

 

 

 

 

Shpërndaje në: