Momenti kur ndalon së ‘rrahuri zemra’, vajzat e surprizojnë në këtë mënyrë nënën e tyre (Video)

Momenti kur ndalon së ‘rrahuri zemra’, vajzat e surprizojnë në këtë mënyrë nënën e tyre (Video)

Një nënë u surprizua pasi dy vajzat e saj vendosën të kthehen në shtëpinë e tyre pa e njoftuar atë.

Vajzat, të cilët kishin jetuar në Australi, vendosën një kamerë afër një tavoline për të kapur reagimin e nënës së tyre pastaj ato u fshëhën në një qoshe duke e pritur atë.

These girls gave their mother quite the shock as they decided to fly home without telling her

Videoja tregon nënën duke biseduar me një mik kur ajo hyn në një dhomë duke pyetur ‘Çfarë po bën?’ – dhe pastaj ndalon kur i sheh bijat e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Nënës menjëherë i bie çanta dhe tronditet për pak momente, goja e saj është e hapur para se vajzat e saj ta përqafojnë atë.

Nëna e vajzave i mbërthen të dyja dhe i mban ato fort ku njëra nga vazjat shpërthen në lot.

Vajzat mund të shihen duke fshirë lotët nga sytë e tyre ndërsa qeshin, qajnë dhe puthin njëri-tjetrin, gëzohen që i janë ribashkuar familjës së tyre në kohën e pushimeve./Periskopi/  

Shpërndaje në: