Momenti kur Nora Gjakova ‘gjunjëzon’ kundërshtaren dhe fiton medaljen e artë në Izrael (Video)

Momenti kur Nora Gjakova ‘gjunjëzon’ kundërshtaren dhe fiton medaljen e artë në Izrael (Video)

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018

Xhudistja jonë mposhti me ippon, pas një hedhje maestrale, gjermanen, Theresa Stoll, në kategorinë -57 kg.

Është kjo medalja e parë e artë për Nora Gjakovën në një kampionat të tillë për seniorë.

Vitin e kaluar, Gjakova fitoi medaljen e bronztë.

Nora në rrethin e parë mundi Ichinkholoo (Azerbajxhan), në të dytën Acelya Toprak (Britani e Madhe), kurse në çerekfinale, Telma Moreiron (Portugali). Finalen e siguroi pas triumfit ndaj ruses, Anastasiia Konkina.

Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë -52 kg.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur Nora rrëzoi gjermanen Theresa Stoll dhe pas triumfit festoi duke bërë shqiponjën me duar. /Periskopi/

Shpërndaje në: