Momenti kur Sampaoli thërret Messin: Plesht, o plesht (Video)
Quajeni kombëtarja e Mesit dhe me të drejtë, pasi është ai që merr vendimet edhe për formacionin, edhe për zëvendësimet në radhët e Argjentinës. Pamjet e filmuara gjatë ndeshjes së mbrëmshme tregojnë se si trajneri I Argjentinës, Horge Sampaoli, i kërkonte këshilla Mesit për të bërë zëvendësimin e tretë të ndeshjes, me synimin për ta fituar atë.
Para fundit të pjesës së dytë, me rezultatin në 1-1 dhe Argjentinën që e shihet veten jashtë Botërorit, Sampaoli u filmua duke thirrur Mesin. “Pulga, Pulga, pongo al Kun?” (Plesht, Plesht, a të aktivizoj Kun?), është fraza e Sampaolit i cili i kërkoi leje Mesit për të hedhur në lojë sulmuesin i cili zbriti në fushë pak çaste më vonë.
Edhe para ndeshjes në mediat argjentinase aludohej se Mesi dhe lojtarët e tjerë veteranë kishin qenë ata që kishin bërë formacionin për ndeshjen me Nigerinë. Këto pamje konfirmojnë edhe një herë se Sampaoli tashmë është thjesht për figurë te Argjentina dhe çfarëdo që të ndodhë, në të mirë a në të keq, janë lojtarët ato që po udhëheqin përfaqësuesen në Botëror. /vipsport.al/
https://www.youtube.com/watch?v=dPPFgzkse6U



