Momenti që s’u pa, Dani Carvajal shpërtheu ndaj gjyqtarit: E tëra shkaku i gabimit tënd
Mbrojtësi Dani Carvajal ishte tepër i zemëruar me kartonin e kuq të Eduardo Camavingas dhe fajësoi gjyqtarin kur Reali pranoi gol nga Luis Diaz.
Ylli spanjoll ishte në stol gjatë tërë ndeshjes, me “Los Blancos” që pësuan humbje me rezultat 4-3 dhe kësisoj u përshëndeten me Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Reali deri vonë ishte në lojë, por kartoni i diskutueshëm i Eduardo Camavingas e ndryshoi krejt ndeshjen, ku Bayerni me një lojtar më shumë veçse i rriti sulmet dhe arriti të realizojë dy herë.
Pas golit të katërt, Carvajal është kapur nga kamerat duke shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit.
🚨 Carvajal to referee:
“It’s because of your mistake! It’s because of your damn mistake” pic.twitter.com/yAtuoNnpNh
— Dr Yash (@YashRMFC) April 15, 2026
“Është shkaku i gabimit tënd. Është i tërë faji yt”, shihet duke thënë spanjolli, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ndërkohë, Real Madridi po shkon drejt një rekord mjaft të keq, për ta mbyllur sezonin e dytë radhazi pa asnjë trofe./Periskopi/



