Monaco kërkon këndelljen, e merr yllin e Dortmundit
Klubi francez, Monaco ka bërë ofertë tek Borussia Dortmund për mesfushorin japonez, Shinji Kagawa.
Sipas mediave gjermane, Monaco po tenton që ta huazojë Kagawan deri në fund të këtij sezoni. Pas formës jo të mirë, rezultateve të këqija dhe shkarkimit të trajnerit Henry, Monaco po tenton që të paktën me huazime të forcojë ekipin në këto ditë të fundit të merkatosm, përcjell Periskopi.

Shinji Kagawa duket si zgjedhja ideale për mesfushën e Monacos, duke pasur parasysh se Kagawa është paraqitur vetëm në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Dortmundit.
29 vjeçari është jashtë planeve të trajnerit Favre te ‘Verdhezinjët’, prandaj mundësia e huazimit në klubin e Principatës me gjasë nuk do të refuzohet. /Periskopi



