Monaco transferon talentin e Barcës

Monaco transferon talentin e Barcës

Monaco ka transferuar supertalentin e Barcelonës, Jordi Mboula.

Kampioni francez ka paguar tre milionë euro për mesfushorin me tipare sulmuese.

18 vjeçari, i cili është produkt i akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën franceze.

Mboula ka lindur në mars të vitit 1999 dhe luan në mesfushë.

Ai është lidhur me Monacon deri në vitin 2022, ndërsa kontrata do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2017. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: